Viti, fshatrat Ballancë dhe Zhiti bëhen me Keshilla të ri

VitiPostuar: 10:01 / 07.03.2019

Në fshatrat Ballancë dhe Zhiti të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.

Në fshatin Ballancë kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Valon Latifi dhe janë përzgjedhur edhe 10 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 41 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Zhiti, ku morën pjesë 19 pjesëmarrës me të drejtë vote.

Kryetar i këshillit të fshatit Zhiti u zgjodh, Burim Emini ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar. Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatin Tërstenik prej orës 18:00. /InfoKomuna/