Viti, mbahet trajnim për nxitje të aftësisë së punësimit dhe ndërmarrësisë

VitiPostuar: 12:01 / 29.11.2018

Në Viti është mbajtur sot një trajnim i organizuar nga EMPOWER në bashkëpunim me organizatën Help Kosova, që ka për qëllim të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë.

Ky projekt që financohet nga USAID-i amerikan e bashkë financohet nga komunat partnere, përfshin komunat Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit. Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të rinjtë nga mosha 18-35 të komunave përkatëse, ku nga secila janë përzgjedhur nga 50 persona.

Qëllim i këtij projekti është edhe fuqizimi i bizneseve të vogla si dhe nxitja për krijimin e bizneseve të reja. Pikë kontaktuese për të rinjtë e komunës së Vitisë të cilët interesohen për këtë projekt është Zyra për Investime dhe Mbështetje te Bizneseve. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...