Viti, tatimi në pronë arkëtohet me përmbarues privat

VitiPostuar: 14:48 / 02.05.2019

Komuna e Vitisë ka angazhuar përmbaruesin privat me qëllim që t`i arkëtojë mjetet nga tatimi në pronë. Lista e cila është hartuar nga Komuna, e cila përmban emrat e 100 borxhlinjve të tatimit në pronë, tashmë i është dorëzuar përmbaruesit privat, i cili do të merret me borxhlinjtë, të cilët do të detyrohen që të shlyejnë obligimin ndaj Komunës.

Komuna në këtë fazë përmes përmbaruesve privatë synon inkasimin e 370 mijë eurove. Kurse borxhi total që kanë banorët dhe subjektet e tjera ndaj Komunës është 1 milion e 669 mijë euro.

Komunarët deklarojnë se përveç dërgimit të listës tek përmbaruesi, ata janë duke zhvilluar edhe fushatë me qëllim që të njoftohen banorët për pasojat të cilat lindin nga mospagesa e tatimit në pronë, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Vitisë, Ibrahim Rama, ka thënë se kanë angazhuar përmbaruesin privat, ngase dëshirojnë që të inkasojnë mjetet e tyre dhe se ligji e mundëson këtë formë. Thotë se borxhlinjtë të cilët janë dërguar tek përmbaruesi privat janë pronarët e bizneseve, por edhe banorët të cilët kanë patundshmëri, që deri tani kanë hezituar të shlyejnë obligimet e tyre.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...