Vushtrria vendos kontejnerët për ndarjen e mbeturinave (Video)

VushtrriPostuar: 14:38 / 17.04.2018

Komuna e Vushtrrisë ka filluar vendosjen e kontejnerëve për ndarjen e mbeturinave. "Mbeturinat n'vend të vet" është projekti i cilësuar nga kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka theksuar se shtrirja e rrjetit të mbledhjes së mbeturinave do të bëet në tërë territorin e komunës, raporton InfKomuna.

"Mbeturinat n’vend të vet! Projekti për ndarje të mbeturinave në burim është projekt inovativ për qytetin tonë. Tashmë në qytet dhe në shkollat e qytetit, kontejnerët për ndarje të mbeturinave janë të shenjuara!", ka thënë kryetari Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Ai ka theksuar se nga e hëna e këtij muaji do të fillojë shtrirja e rrjetit të mbledhjes së mbeturinave në tërë territorin e Komunës.

"Secili fshat e lagje do të ketë shërbimin në ditën e caktuar të javës! Na duhet bashkëpunimi dhe ndihma e qytetarëve për suksesin e këtij projekti!", ka thënë Tahiri /InfoKomuna/