Xhafer Tahiri fushatë derë më derë premton Komunë të hapur për qytetarët

VushtrriPostuar: 14:06 / 06.10.2017

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Vushtrrisë fushatë derë më derë premton Komunë të hapur për të gjithë qytetarët, me zero tolerancë për korrupcion dhe për familjarizëm në punësim.

Në vazhdën e aktiviteve për prezentim të planit për ndryshim e qeverisje të rë në Vushtrri, Kandidati i LDK-së për Kryetar të Vushtrrisë z. Xhafer Tahri ka vizituar sot takimet derë më derë me qytetarët e fshatrave Dumnicë.

Statusi i Tahirit në Facebook:

Vizituam e biseduam dorë më dorë me banorët e fshatrave Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Mesme dhe Dumnicë e Epërme. I njoftova me programin tonë për ndryshim e për qeverisje të rë në Vushtrri si dhe me programin tonë për kthim të Komunës në shërbim të qytetarit si dhe me planin tonë për luftën kundër korrupcionit e familjarizmit në Komunë.

Komuna që unë do ta udhëheqë do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, me zero tolerancë për korrupcion dhe për familjarizëm në punësim.