Zgjatet orari i punës në Komunën e Rahovecit

RahovecPostuar: 11:23 / 12.07.2017

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për vazhdimin e orarit të punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit.

Zgjatja e orarit të punës për ditë pune është nga ora 16 deri në ora 18:00, ndërsa të shtunën prej orës 09:00 deri në ora 12:00.Sipas pikës dy të këtij vendimi, vazhdimi  orarit të punës do të vlejë prej datës 17 korrik deri me 25 gusht 2017.

Arsyeja e vazhdimit të orarit të punës, është bërë pasi që gjatë muajve korrik dhe gusht mërgimtarët të Komunës së Rahovecit, të cilët jetojnë jashtë Kosovës t’ju ofrohen shërbime më të mira dhe të mos presin gjatë për tu pajisur me dokumente.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.