Zjarri kaplon bjeshkën e Pashtrikut

PrizrenPostuar: 15:58 / 02.10.2018

Komuna e Prizrenit njofton se ka disa ditë me radhë që zjarrfikësit e Prizrenit po ballafaqohen me fikjen e zjarrit që ka kapluar bjeshkën e Pashtrikut, e cila në pjesë të ndryshe dyshohet se është zonë e minuar.

Zyrtarët komunalë lusin banorët e kësaj zone të kenë kujdes nga zjarrvëniet e qëllimshme, pasi që me këto veprime po rrezikohen jetët e zjarrfikësve dhe banorëve të kësaj ane.

"Organet e rendit janë në përcjellje të gjendjes, ndërsa për personat të cilët ndezin zjarre me qëllim, parashihen ndëshkime të rënda", theksojnë zyrtarët komunalë. /InfoKomuna/