Zvarritet prej 8 vjetësh asfaltimi i dy rrugëve të Stapanicës së Klinës

KlinëPostuar: 10:17 / 05.09.2017

Dy muajt e fundit Komuna e Klinës ka intensifikuar realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në disa vendbanime. Sipas autoriteteve komunale, aktualisht në zonat rurale dhe urbane të Komunës së Klinës janë duke u realizuar rreth 40 projekte.

Një prej tyre që ka nisur të realizohet javën e kaluar është projekti në asfaltimin e rrugës së fshatit Deiq, e cila do të krijojë lehtësi qarkullimi për më shumë së 50 familje të Deiqit dhe një pjesë të fshatit Zajm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo rrugë konsiderohet si shumë e rëndësishme për ketë fshat, përmes së cilës krijohet një lidhje me rrugën kryesore në drejtim të Klinës dhe magjistrales Prishtinë-Pejë. Një lidhje të tillë nuk e bëjnë dy rrugët e fshatit Stapanicë të Klinës, por për banorët e këtij fshati ato dy rrugë janë mjaft të rëndësishme. Mirëpo ndër këto 40 projekte që thotë komuna s’janë duke u realizuar aktualisht, nuk gjenden 2 rrugët e fshatit Stapanicë, transmeton InfoKomuna.

Banorët e këtij fshati presin që tetë vjet asfaltimin e këtyre dy rrugëve në fshatin e tyre.

Kërkesat sipas banorëve kanë qenë të vazhdueshme çdo vit, por asfaltin nuk e kanë parë, pavarësisht premtimeve të dhëna nga kryetari i Komunës.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.