Zvarritet projekti i ri i ujësjellësit për 3 fshatra të Istogut

IstogPostuar: 10:50 / 16.10.2018

Qytetarët e disa fshatrave të Istogut ka një vit që presin nisjen e projektit të premtuar nga Komuna për ndërtimin e ujësjellësit, pasi në këtë komunë ka ende fshatra që nuk kanë fare ujësjellës, në mesin e tyre janë edhe fshatrat: Kërrninë, Syriganë dhe Padalishtë.

Kërkesat e banorëve të këtyre 3 fshatrave kanë qenë të vazhdueshme për nevojën e rrjetit të ri të ujësjellësit.

Njëri prej banorëve të fshatit Kërrninë, që flet në kushte anonimiteti, tregon se që disa vjet kanë kërkuar nga Komuna dhe është shpresuar që të bëhet zgjidhja sa më parë për ujë të pijshëm sikurse në fshatrat përreth.

“Kemi kërkuar vazhdimisht që të kemi edhe ne ujësjellës, mirëpo asgjë deri tashti nuk është realizuar edhe pse ne jemi duke përdorur ujin nga bunarët, por jo edhe për pije, sepse ai ujë është i papijshëm dhe me ujë të pijshëm jemi duke u furnizuar me rezervuarë të ndryshëm në Istog”, ankohet ai.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.