Filloi asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Tërpezë- Fshati i Ri, Qifllak dhe lagjja Alidema në Pozheran

VitiPostuar: 14:27 / 13.10.2023

Në fillimin e këtyre punimeve të pranishëm ishin edhe disa nga banorët e këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge, duke shtuar se ka një rëndësi të veçantë pasi lidhë mes veti disa lokalitete.

Kryetari Haliti, me këtë rast përmendi projektet të cilat janë në realizim e sipër në komunën e Vitisë, kurse për rëndësinë e rrugës që do të asfaltohet në Fshatin e Ri theksoi se do të jetë jetike për banorët pasi që shkurton distancën e qarkullimit, por edhe lehtëson qasjen në tokat bujqësore dhe plantacionet që janë në këtë pjesë.

Përfaqësuesit e fshatrave Tërpezë e Fshat të Ri, u shprehën falënderues ndaj Institucioneve Komunale dhe vlerësuan se ky projekt ka qenë prioritet i të dyja lokaliteteve, i cili tani po jetësohet.

Rruga Fshati i Ri-Tërpezë kap një gjatësi mbi 1 kilometër, kurse segmenti që lidh me lagjen Alidemaj në Pozheran, ka një gjatësi prej 670 metrash.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...