Pozherani dhe Skifteraj përfitojnë nga projekti për Energji Efiçiente

VitiPostuar: 14:51 / 12.10.2023

Gjithashtu  në kuadër të këtij projekti, ka përfituar edhe shkolla fillore e  mesme e ulët “Kenan Halimi”- Skifteraj, ku janë vendosur panelet solare.

Bëhet me dije se shkolla e Skifterajt përmes këtyre panelave do të prodhojë energjinë e saj elektrike për të furnizuar me energji klasat dhe kabinetet e saj.

Projekti në Pozheran është financuar 100% nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg kurse në Skifteraj është financuar 75% nga Fondacioni kurse pjesa tjetër nga vetë komuniteti.

Me këtë rast, i pranishëm në përurimin e këtyre projekteve ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë por edhe Sekretari Gjeneral i Fondacionit, Michael Fiet i shoqëruar nga Fisnik Beqiri nga FKL dhe të tjerë. Në këtë përurim ata dhanë edhe nga një fjalë rasti, dhe kryetari Haliti ndau një mirënjohje për përfaqësuesin e Fondacionit. Një mirënjohje pranoi edhe kryetari Haliti nga Këshilli i fshatit.
 

Lajme / VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...