Komuna e Rahovecit rrit inkasimin e taksave afariste komunale

RahovecPostuar: 15:13 / 11.04.2018

Komuna e Rahovecit në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje nga inkasimi i taksave afariste komunale, krahasuar e të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton InfoKomuna.

Për rezultatet e arritura në tremujorin e parë në inkasimin e taksave afariste Komunale, Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm shprehet se për gjatë periudhës tre mujore të vitit 2018, janë inkasuar 20 mijë e 861 euro, kurse në të njëjtën periudhë të vitit 2017 janë inkasuar 14 mijë e 161 euro.

Dallimi nga vitit 2017 me vitin 2018 është për 6 700 euro më shumë inkasim në taksa afariste komunale. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.