73-vjeçarja nga Shtimja, viktima e 20 nga Covid-19

ShtimePostuar: 23:14 / 25.04.2020

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka vdekur edhe një person nga coronavirusi.

Viktima me inicialet F.G ka qenë 73-vjeçare nga Komuna e Shtimes.

“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Kjo është vdekja e 20-të nga coronavirusi në territorin e Kosovës.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë janë infektuar 703 persona derisa 162 janë shëruar nga ky virus.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.