Administrata në Prizren mbledh vetëm 7 për qind të qirasë nga pronat komunale

PrizrenPostuar: 11:18 / 28.05.2018

Arkëtimi i të hyrave vetjake nga dhënia në shfrytëzim të pronave komunale vazhdon të jetë sfidë për pushtetin lokal të Prizrenit.

Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2018, në këtë kategori të hyrave, Komuna e Prizrenit ka arkëtuar vetëm 7 për qind të mjeteve të planifikuara për tërë vitin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në raportin e realizimit të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2018 shkruan se Komuna kishte planifikuar që gjatë 2018-s të arkëtonte 700 mijë euro të hyra nga dhënia në shfrytëzim të pronave komunale, ndërkohë që në 3 muajt e parë ka arkëtuar afro 48 mijë euro, apo 7 për qind të planifikimit vjetor.

Shkallë e ulët e arkëtimit në këtë kategori të hyrave vetjake është evidentuar edhe vjet, pasi që sipas raportit financiar Komuna e Prizrenit kishte planifikuar që të arkëtonte 430 mijë euro, ndërkohë që ishin arkëtuar 112 mijë euro apo 26 për qind.

Gjithnjë sipas raportit financiar të vitit 2017, borxhet e papaguara nga operatorët ekonomikë në emër të shfrytëzimit të pronës së Komunës së Prizrenit në total arrin në 1.1 milionë euro.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.