Arrestohet zyrtari në Pejë, dyshohet se iu dha dokumente të Kosovës kundërligjshëm dy personave

PejëPostuar: 09:34 / 14.07.2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se në tetor të vitit 2018 dhe në prill të vitit 2019, u kishte mundësuar kundërligjshëm dy personave të pajisen me dokumente të Kosovës.

Sipas raportit të PK-së, nga zyra e tij janë sekuestruar dy lëndët e dyshuara si dëshmi.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Vitomiricë, Pejë 11.10.2018 & 04.04.2019 – NN. Me  13.07.2021 pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte  kryer veprat e lartë cekura, duke iu mundësuar në mënyrë të kundër ligjshme dy të dyshuarve tjerë të pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Nga zyra e të dyshuarit si dëshmi janë sekuestruar dy lëndët e dyshuara. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.