Banka TEB interesohet për projektin e ujit "Penda e Drenicës"

SkënderajPostuar: 11:23 / 23.03.2018

Banka TEB në Kosovë ka shprehur interesimin për projektin ndërtimi i "Pendës së Drencës" në Skenderaj. Realizimi i këtij projekti do të zgjidhë problemin e ujit në Skenderaj, raporton InfoKomuna.

Andaj, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka pritur në takim Kastriot Zukën, menaxher i departamentit të Korporatave në Bankën TEB, së bashku me Shani Loshi - menaxher i degës së kësaj banke në Skenderaj.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme, por qëllimi kryesor i takimit ishte interesimi që ka filluar nga të gjitha bankat ndër to edhe i Bankës TEB për projektin madhor ndërtimi i "Pendës së Drenicës", projekt ky i cili do të zgjidhte problemin e ujit, e që pritet të jetësohet. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.