Drenasi ndalon shitjen e produkteve jashtë tregut të gjelbër

GllogocPostuar: 11:49 / 22.05.2018

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, i njofton tregtarët lëvizës se ju ndalohet shitja e produkteve jashtë tregut të gjelbër në Drenas.

Sipas njoftimit, nga data 24 maj (e enjte) kjo drejtori do të organizojë aksion për largimin e tregtarëve që tregtojnë produktet e tyre në trotuare publike dhe në zona tjera në afërsi të rrugëve publike.

"Andaj kërkojmë nga tregtarët lëvizës që produktet e tyre t’i vendosin në tregun e gjelbër në të kundërtën nga data e lartcekur do të ndëshkohen me gjobë dhe malli që tregtohet jashtë tregut do të konfiskohet nga Inspektorët komunalë", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.