Drenasi nis trajtimin e qenve endacakë

GllogocPostuar: 13:02 / 29.05.2018

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka filluar implementimin e projektit "Trajtimi i qenve endacakë" në Komunën e Drenasit.

Drejtoresha Krapi theksoi se këtë vit ky projekt do të implementohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), e cila ka kontraktuar subjektet veterinare për trajtimin e qenve endacak, të cilët janë të ndarë sipas regjioneve në kuadër të cilave përfshihen të gjitha komunat e Kosovës.

"Në regjionin e Prishtinës përfshihet Komuna e Drenasit, ku është kontraktuar subjekti veterinar A.V “Drenas”- me seli në Drenas, drejtor - Elbasan Ibriqi, me numër kontaktues 045/494-589", thuhet në njoftim.

"Andaj të gjitha shqetësimet e tyre qytetarët e Komunës së Drenasit mund t’i shprehin në këtë numër kontaktues 045/494-589". /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.