Haliti: Vazhdojmë me planin e veprimit, duhet përfundimisht të mbrohemi

VitiPostuar: 13:17 / 25.04.2020

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë edhe këtë ditë të fundjavës është mbledhur, si çdo ditë tjetër, për të koordinuar masat dhe veprimet kundër pandemisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se është lajm i mirë shërimi nga COVID-19 i një pesëvjeçareje nga Komuna e Vitisë. Mirëpo, ai tha se përpjekjet duhet të vazhdojnë sipas planit dhe Komuna e Vitisë përfundimisht të mbrohet nga sëmundja.

Në takim u vendos që të vazhdohet me masat e dezinfektimit në vendet më të frekuentuara si dhe me klorifikimin e rrugëve dhe hapësirave publike.

Ndërkohë u tha se nga do të vazhdohet edhe me planin për mbështetje të komponentës sociale me gjëra ushqimore e artikuj higjienik. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.