Kandidati i PDK-së për Ferizajin nis fushatën në shesh

FerizajPostuar: 15:45 / 13.11.2017

Kandidati për Kryetar të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, nisi fushatën në sheshin “Hyre Emini” me të rinjtë e këtij qyteti, njofton Klan Kosova.

Fillimisht, ai bëri homazhe tek busti i “Hyre Eminit”. Me po të njëjtin emër quhet edhe sheshi afër bibliotekës së qytetit. Gjatë kësaj fushate, Aliu tha se në fokus e ka rininë. “Për shtatë javë keni pasur mundësi ta shihni programin tim. Në fokus e kemi rininë. Do të jeni pjesë e vendim-marrjes sime”. “Jam i sigurt se më 19 nëntor përfundimit do të ngrohen zemrat tuaja e të qytetarëve të Ferizajt. Ju jeni forca e ndryshimit, e unë do të jem mbështetësi juaj”.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...