Komuna e Prishtinës nga sot me masa shtesë për automjetet

PrishtinëPostuar: 09:38 / 15.04.2019

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka paralajmëruar se që nga sot do të ketë masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Ai ka thënë se sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë.

Tahiri ka paralajmëruar aksione të ‘merimangave’, duke thënë se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar ai në Facebook.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.