Shala: Kosova mund të hap deri në 50 mijë vende pune në fushën e IT-së brenda 10 viteve

Postuar: 15:54 / 26.07.2019

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizituar të premten Parkun e Teknologjisë, TechPark Prishtina, ku nga afër është njoftuar për punët që po bëhen për funksionalizmin e tij.

Sipas tij, TechPark Prishtina, do t’u shërbej kompanive inovative, të cilat krijojnë produkte të reja dhe mundësojnë rritjen e eksportit të shërbimeve.

“Sot Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje te eksportit në IT, por kemi nevojë të investojmë shumë më tepër në zhvillim e shkathtësive të të rinjve në vendin tonë, i cili edhe është fokus yni në ministri”, ka thënë ministri në detyrë Shala.

Gjatë kësaj vizite, ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se do t’i ndihmojnë kompanitë që të zhvillohen, ta rrisin eksportin, si dhe të gjenerojnë punësim dhe zhvillim ekonomik.

“Kosova mund të gjenerojë deri në 50,000 vende pune vetëm në fushën e IT-së brenda 10 viteve të ardhshme dhe do të punojmë sa më shumë që ta arrijmë këtë”, tha ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.