Kryetari Ramosaj takon Këshillat e fshatrave

DeçanPostuar: 16:23 / 18.05.2018

Jemi në sezonin pranverorë dhe pothuajse të gjitha fshatrat kanë nevojë për ujitjen e tokave bujqësore ky është qëllimi i takimet që sot jemi bashkë këtu për të diskutuar lidhur më shqetësimin banorëve të komunës së Deçanit që gjatë sezonit veror tokat e tyre bujqësore të ujiten. Kështu tha kryetari i komunës Bashkim Ramosaj në fillim të takimit ku për këshillat e fshatrave bëri të ditur se prezent në këtë takim janë edhe zyrtarët përgjegjës të Shoqërisë Aksionare KRU "Drini i Bardhë" në Deçan.

"Bashkë më ju do të mundohemi që të zgjidhim problemin e hapjes së vijave për ujitje bashkë më KRU 'Drini i Bardhë'", tha nder të tjera kryetari, duke kërkuar mirëkuptim të banorëve që  më kompaninë në fjalë të bashkëpunojnë në mënyrë që tokat e tyre bujqësore të mos mbesin pa ujit gjatë sezonit veror.

"Nëse dëshirojmë  që arat në sezonin verorë të kenë edhe ujin për ujitje në duhet të jemi më bashkëpunëtor", tha Ramosaj.

Nga ky takim u dakorduan që përfaqësuesit e fshatrave bashkë më KRU "Drini i Bardhë" në Deçan  të bashkëpunojnë ngushte në hapjen e këtyre kanaleve sa më parë që është e mundur mbase  mjetet janë të ndara në bashkëpunim më Institucionin Komunal dhe SHA–KRU "Drini i Bardhë" në Deçan

Gjatë këtij takimi  u bë e ditur se kompania e kontraktuar  për hartimin projekteve  është duke punuar intensivisht për përfundimin e të gjitha kërkesave për kanalet e ujitjes për betonin dhe brenda këtij viti pritet që të nisin punimet në disa kanale ku tashmë edhe projektet janë të përfunduara. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...