Kundërshtohet ndërtimi i rrugës së Peklenës së Rugovës pa pëlqim mjedisor

PejëPostuar: 10:51 / 06.09.2017

Vihet re në bjeshkën mbi Pejë gjurma e trasesë së rrugës së re që po hapet nga Maja e Zezë mbi Pejë në drejtim të Peklenës në Rugovë.

Për ndërtimin e kësaj rruge 11 kilometra të gjatë është folur prej 14 vjetësh dhe që këtë verë ka nisur të ndërtohet. Kjo rrugë konsiderohet më rëndësi për zhvillim të qëndrueshëm të asaj treve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Projekti për ndërtimin e kësaj rruge është trevjeçar, kurse operatori është kontraktuar nga Komuna vitin e kaluar.

Në bazë të njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar për projektin e asfaltimit të rrugës Maja e Zezë-Peklenë-Shtupeq i Vogël-Varri i Sykut, ka qenë rreth 2 milionë e 210 mijë euro dhe ishte paraparë të ndërtohej në bashkëfinancim të Komunës me Ministrinë e Infrastrukturës.

Për vitin 2016 ishin planifikuar 100 mijë euro, kurse 250 mijë për vitin 2017 dhe për vitin 2018 janë paraparë 300 mijë euro, derisa pjesa prej 1 milion e 559 mijë eurosh i mbetej Komunës se Pejës. Operatori është kontraktuar me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 1 milion e 293 mijë euro.

Sipas drejtorit komunal të Financave ky projekt tashti financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe se Komuna sipas tij nuk participon asnjë cent në këtë projekt.

Abazaj thotë se punimet për ndërtimin e kësaj rrugë kanë nisur me vetëm 100 mijë euro, sa janë ndarë sipas tij për sivjet nga ministria vetëm për hapje të trasesë.

Sivjet sipas Abazajt nuk pritet të nisë asfaltimi i saj. Mirëpo, ndërtimi i kësaj rruge siç thonë në drejtorinë e administrimit të parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë, po bëhet pa pëlqim mjedisor.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.