Muharremaj: I infektuari me Covid-19 ka ardhur si rast kontakti nga Spitali i Prizrenit

SuharekëPostuar: 23:22 / 26.04.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se si ishte infektuar me Covid-19 rasti i ri në që u shfaq sot në fshatin Sallagrazhdë të këtij qyteti.

“Sonte na informuan se e kemi një rast me Covid-19 nga Fshati Sallagrazhdë. Kjo ka ardhur si rast kontakti nga Reparti i Dializës në Spitalin e Prizrenit”.

“Nuk ka nevojë për panik dhe natyrisht duhet t’i respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social Facebook.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.