Ndahen rreth 1 milion euro për shpronësimin e pronave në Deçan

DeçanPostuar: 16:08 / 21.12.2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komunëssë Deçanit për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 923,420,00 euro nga buxheti për nevoja të kompensimit gjatë shpronësimit të pronave private dhe objekteve.

Kjo për të realizuar projektin “Ndërtimi i Qendrës së Qytetit të Decanit-Rr.Luan Haradinaj dhe Dëshmorët e Kombit”, në Komunën e Deçanit, transmeton Indeksonline.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka publikuar dokumentin ku shihet që ky vendim është marrë me 30 tetor dhe është nënshkruar nga kryeministri Haradinaj.

Tutje, në këtë dokument bëhet e ditur se pagesa e pronave sipas vlerës mund të bëhet nga mjetet e shpronësimit pas miratimit të vendimit përfundimtar nga kryetari i komunës dhe aplikimit të pronarëve konform dokumentacionit pronësor-juridik./

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...