Paralajmërohet greva e shërbyesve civil në nivel komunash

Postuar: 11:22 / 18.01.2019

Një tjetër grevë pritet të mbahet javën e ardhshme. Kësaj radhe janë shërbyesit civil në nivelin lokal.

Sindikata e shërbyesve Civil në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë kanë paralajmëruar se nëse nuk ndryshon koeficienti në projektligjin për paga do të hyjnë në grevë, raporton KTV.

Kryetari i sindikatës së shërbyesve civilë në Mitrovicë Mehmet Bajrami ka thënë se janë të diskriminuar me koeficientin derisa ka shtuar se zyrtarë të tjerë komunal me atë koeficient që është paraparë me projekt ligjin për paga pritet tu ulët paga deri në 40 për qind.

Ata i kanë bërë thirrje komisionit përkatës që ta ndryshoi koeficientin deri më 21 janar ndonëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë do të marrin vendim për hyrje në grevë. Kanë thënë se grevës pritet t’i bashkohen edhe disa komuna të tjera.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.