Pejë, inaugurohet dhoma miqësore për fëmijët me nevoja të veçanta

PejëPostuar: 14:16 / 04.10.2018

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Pejë është bërë inaugurimi i dhomës miqësore, e cila është donacion nga Save the Children dhe do t'i ndihmojë ekipin vlerësues komunal në punën e tyre, i cili bën vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Me rastin e inaugurimit të dhomës miqësore kanë qenë të pranishëm kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha:

"Sot, kemi nderin të bëjmë inaugurimin e dhomës miqësore të fëmijëve me nevoja të veçanta, e cila nuk është bërë deri më sot. I falënderoj Save the Children, të cilët kanë bërë një punë shumë të mirë, po ashtu i falënderoj ekipin vlerësues, që i kanë vlerësuar mbi 40 raste në bazë shkencore nuk mund të themi që janë plotësuar të gjitha kërkesat e qytetarëve, por disa nga ato janë të plotësuara, pra ne si ekip jemi të gatshëm, që të gjitha rastet t'i analizojmë dhe shqyrtojmë."

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përkrahja dhe integrimi i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në klasë të rregullta së bashku me bashkëmoshatarët e tyre. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...