Rudari e quan lajm të mirë, 35 të testuar nga Podujeva rezultojnë negativë në COVID-19

PodujevëPostuar: 22:57 / 24.04.2020

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka njoftuar se 35 mostrat e marra sot për testim për coronavirus nga kjo komunë, kanë rezultuar negativë.

Rudari e ka quajtur lajm të mirë këtë, teksa ka bërë thirrje të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Lajm shumë i mirë. Nga 35 mostrat e marra sot për testim për COVID-19 nga Komuna e Podujevës, të gjitha kanë rezultuar negativë. Faleminderit Zotit  #rriNshpi”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndërkaq, sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 34 raste me COVID-19, duke çuar kështu në 703 numrin e personave të infektuar me virus.

IKSHPK ka bërë të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti, (15) raste nga komuna e Gjilanit (6) raste nga komuna e Prizrenit, (5) raste nga komuna e Ferizajit,  (2) raste me vendbanim në Rahovec, (2) raste nga komuna e Dragashit  dhe me nga (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.