Totaj prezanton 50 vendimet e tij për Prizrenin në 100 ditët e para të qeverisjes

PrizrenPostuar: 13:31 / 10.11.2021

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka prezantuar të mërkurën 50 vendimet e tij në 100 ditët e para të qeverisjes.

Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prizrenin me plan, përkushtim, energji dhe vullnet, pa u ndalur asnjëherë.

“Këto vendime janë të realizueshme do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Do të kemi shërbime më të mira e qytet më funksional. Që kur kam filluar rrugëtimin tim për Prizrenin kam thënë një gjë: ne nuk do të ankohemi duke mos bërë asgjë, por do të shohim përpara që Prizreni të bëhet qytet që më i mirë, më i zhvilluar e i gatshëm për të ardhmen. Plani për një Prizren me arsim cilësor, ekonomi të zhvilluar, projekte infrastrukturore, kulturë e sport të zhvilluar është i arritshëm”, ka thënë Totaj në një konferencë për media.

Totaj ka thënë se problemet bazike të Prizrenit do të zgjidhen brenda dy viteve të para të qeverisjes.

“Prandaj jam i bindur që me ndihmën e qytetarëve të Prizrenit do ta kthejmë Prizrenin në një qytet ku ne do të ndihemi të lumtur dhe do të ndërtojmë të ardhmen. Sot zotohem këtu para jush që Prizreni jonë do të jetë shembull i punës, i angazhimit dhe i dashnisë për qytetin dhe njëri-tjetrin. Ndryshimi po vjen në Prizren – për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim!”, ka thënë Totaj.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.